Futboll

FSHF, kërkesë zyrtare Manastirliut për të lejuar tifozët në finalen e Kupës

Në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, që zhvillohet më 30 maj, mund të ketë një numër të reduktuar tifozësh. Me një shkresë zyrtare të firmosur nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, FSHF i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke i kërkuar që në këtë ndeshje të lejohet një numër i arsyeshëm tifozësh në stadium.

Argumentet e FSHF-së në këtë kërkesë zyrtare janë shembujt që vijnë nga Europa, ku finalet e Kupës janë zhvilluar me praninë e tifozëve, si dhe numri në rënie i rasteve të infektimeve nga Covid-19 në vendin tonë.

Nga ana e saj, federata angazhohet të plotësojë çdo kusht që do të vendosë Minitsria e Shëndetësisë në rast të lejimit të tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë. Tani pritet përgjigja e Ministres Manastirliu.

Kërkesa e FSHF-së. Gazeta Si, 25 maj 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë