Futboll

FSHF i përgjigjet qeverisë, prezanton grupin e punës për rifillimin e futbollit

Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rihapjen e futbollit, FSHF-ja ka kthyer përgjigje duke prezantuar përfaqësuesit e Grupit të Përbashkët të Punës, të përbërë nga tre specialistë.

Në shkresën zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dërguar ministrisë, bëhet e ditur se ky grup do të përbehet nga Dr. Gianluca Stesina, mjek sportiv, përgjegjës i Departamentit Mjekësor në FSHF, Dr. Mel Ostreni, mjek sportiv, KF Kukësi, Dr. Arjana Sina, mjeke imazherist, FSHF. Gjithashtu do të jetë prezent edhe vetë Ilir Shulku për të treguar gatishmërinë e administratës.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer një përgjigje zyrtare, FSHF-së, pas letrës së dërguar nga këta të fundit, ku ka treguar  se do të ketë një rihapje graduale të aktiviteteve sportive, duke nisur fillimisht me stërvitjen e skuadrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë