Futboll

FSHF fal 3 klube të dënuar për trukim, Gramshin, Bulqizën dhe Internacionalin

Gazeta Si – FSHF vazhdon të bëjë ‘show’ me vendimet e komisioneve të saj. Në mbledhjen e tij të fundit të datës 9 shtator, Komisioni i Apelit ka vendosur të falë tre klube të Kategorisë së Dytë, të dënuar më parë për trukim rezultatesh.

Ky komision ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Disiplinës dhe Etikës, që kishte dënuar me 5 vjet përjashtim nga aktiviteti klubet e Gramshit, Bulqizës dhe Internacionalit.

Foto ilustruese. Logoja e FSHF-së. Gazets Si, 13 shtator 2022

Është normale që të ketë një rishikim të vendimeve dhe në raste të caktuara zbutje apo reduktim të vendimeve. Por, që të kalosh nga një dënim 5-vjeçar te falja, është absurde dhe ndoshta vetëm në Shqipëri ndodh.

Vendimet e Apelit
Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit F.C Bulqiza. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 1.
Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit KF Gramshi. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 2
Pranimin e ankimit të F.0 Internacional Tirana. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë