Gazeta Si – Caktohen datat e sezonit të ri futbollistik. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi në mbledhjen e sotme për datat e nisjes së kampionatit për çdo kategori.
Kampionati elitar, apo Superiorja, do të nisë më 20 gusht, kurse Kategoria e Parë starton më 3 shtator. Risia e sezonit është se Superkupa e Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor. Deri tani ishte pikërisht kjo ndeshje që çelte sezonin e ri.

Datat për të gjitha kategoritë
Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më 20.08.2022 dhe të mbarojë në datën 24.05.2023
Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë në datën 03.09.2022 dhe të mbarojë në datën 06.05.2023
Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë ne datën 01.10.2022 dhe të mbarojë në datën 29.04.2023
Kupa e Shqiperise të fillojë në datën 15.09.2022 dhe të mbarojë në datën 28.05.2023
Ndeshja e Superkupës do të luhet më datë 07.12.2022. Në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, Tirana, dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia.
Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar edhe për përzgjedhjen e ‘Sponsorit Premium’, dhe për nisjen e procedurave për shitjen e të drejtës televizive për Abissnet Superiore, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë për 3 vitet e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




