Gazeta Si – Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shoferin e autobusit ku u gjetën të fshehura rreth 100 mijë euro. 37-vjeçari Elson Rrodhe ka deklaruar para togave të zeza se sasinë e konsiderueshme të parave e kishte marrë nga emigrantët në Itali dhe do t’i dorëzonte në Shqipëri, ndërsa dyshohet se ai do të mbante për transportin e tyre një përqindje të shumës.
Sasia e parave prej 99.700 euro u gjet në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës në portin e qytetit bregdetar, ndërsa 37-vjeçari tentoi të mos i deklaronte ato në kufi. Paratë u konstatuan nga policia të ndara në 8 pako të vogla
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




