Ka ndodhur

Fshehu mbi 20 mijë euro në mjetin luksoz, 54-vjeçari italian tentoi t’i kalonte në Portin e Durrësit

Gazeta Si- Një 54-vjeçar italian ka tentuar të transportojë një sasi parash prej 24.070 euro përmes Portit të Durrësit në mënyrë të paligjshme, duke mos i deklaruar te autoritetet.

Sipas policisë, automjeti me të cilin po transportoheshin paratë një, “Porsche Cayenne” rezulton se është në kërkim nga Interpol Bern.

Policia thotë se ka nisur hetimet per shtetasin italian M. A., 54 vjeç, ndërkohë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, automjeti dhe shuma e eurove.

“Nga verifikimet rezultoi se automjeti që drejtonte ky shtetas, ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër, ndërsa nga kontrolli në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. synonte t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjit në fuqi”, sqaron policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë