Gazeta Si – Një 37-vjeçar, banues në Tiranë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi në portin e Vlorës 16 mijë euro që kishte në automjetin e tij.
Policia tha se në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
37-vjeçari është nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



