Gazeta Si – Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi u kapën në Portin e Durrësit tentativë për të hyrë në port me shuma parash të padeklaruara sips ligjit.
Gjatë kontrollit që u bë ndaj E.H., 41 vjeç dhe F.M., 37 vjeç, u gjetën të fshehura në trup 22.820 franga zviceriane dhe 555 euro, të cilat po tentonin t’i fusnin në vendin tonë pa i deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua nga policia, me cilësinë e provës materiale.
Të dy akuzohen për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.