Sociale

Fryrja e këmbëve, simptoma e re e Covid-19

Në fillim të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, mjekët bënë të qarta 3 simptomat tipike: temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Por këto tre simptoma nuk janë të vetmet që shkakton Covid-19, pasi gjatë këtyre muajve mjekët kanë parë edhe simptoma të tjera, si humbja e nuhatjes dhe shijes.

Kohët e fundit mjekët kanë filluar të dyshojnë se shenja e radhës mund të jenë edhe fryrja e gishtave të këmbëve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë.

Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.

“Ne mendojmë se ndoshta ajo çfarë po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen. Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku të cilat janë të lidhura me këtë virus”, shprehet Brian Whitfield, ekspert i Universitetit te Kolumbias.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë