Tre fëmijë kanë vdekur nga fruthi pasi një shpërthim i virusit shumë ngjitës vazhdon të rritet në Amerikë. Fëmija i fundit, i moshës shkollore nuk ishte i vaksinuar dhe nuk kishte probleme themelore shëndetësore.
Në të gjithë SHBA-në, më shumë se 600 raste të fruthit janë regjistruar deri më tani këtë vit, më shumë se dyfishi i 285 rasteve që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) regjistroi vitin e kaluar.
Në vitin 2019, kishte gjithsej 1,274 raste të fruthit të regjistruara në të gjithë SHBA-në, por para kësaj nuk kishte pasur një shpërthim më të madh se ai i këtij viti që nga fillimi i viteve 1990, sipas CDC.
Shumë nga rastet e këtij viti, pothuajse të gjitha në njerëz të pavaksinuar, lidhen me shpërthimin që filloi në Teksasin perëndimor.
“Kjo ngjarje fatkeqe nënvizon rëndësinë e vaksinimit. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të çojë në komplikime serioze, veçanërisht për ata që janë të pavaksinuar”, thonë mjekët.
Në shkurt, një vajzë 6 vjeçare e pavaksinuar ishte fëmija i parë që vdiq nga fruthi në SHBA në një dekadë. Në mars, një burrë i pavaksinuar vdiq në New Mexico pasi u infektua me virusin, megjithëse shkaku i vdekjes së tij është ende nën hetim.
Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën se ai beson se shpërthimi është kryesisht i përballueshëm.
“Është deri më tani një numër mjaft i vogël njerëzish,” tha ai. “Është diçka që njerëzit e kanë ditur për shumë vite. Kjo nuk është diçka e re. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ajo përparon, ne do të duhet të ndërmarrim veprime. Veprim shumë të fortë,” tha ai.
SHBA shpalli fruthin të eliminuar nga vendi në vitin 2000 por shpërthimet janë rritur që atëherë me një rritje të ndjenjës kundër vaksinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.