Futboll

Frikë për telashe në Tiranë? Çështja e huliganëve rikthehet në Feyenoord-Roma

Në një sezon kur dhuna në futboll u rikthye, një risk potencial qëndron në ndeshjen e të mërkurës në Tiranë, midis Feyenoord-it dhe Romës.

Mbi 100.000 tifozë pritet të udhëtojnë drejt Tiranës, ndonëse ka vetëm 4000 bileta.

Feyenoord dhe Roma janë klube historike me bazë të madhe fansash dhe elementë të dhunës.

Ndeshja do të zhvillohet disa ditë pas finales së kupës së Greqisë, e cila u shoqërua nga sherre dhe gaz lotsjellës.

Dhuna është rritur që nga heqja e kufizimeve të Covid-19.

Huliganët nga Feyenoordi ishin ata që u ngatërruan me policinë në Rotterdam gjatë një demonstrate kundër masave të Covid.

Shtatorin e kaluar, ndeshja e Ligës së Europës mes Marsejës dhe klubit turk Galatasaray u ndërpre pasi tifozët rivalë hidhnin flakadanë dhe fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit. Tifozët rivalë u përleshën brenda Stade Velodrome pas orarit të plotë të ndeshjes dhe mbështetësit e Marsejës më pas u përleshën jashtë me policinë.

Në janar, drejtuesi i policisë së futbollit në Angli, Mark Roberts tha se arrestimet në pesë ligat kryesore angleze ishin më të lartat ndër vite.

Në shkurt, autoritetet greke premtuan të ashpërsojnë rregullat për grupet e tifozëve pas një sulmi fatal që përfshiu një 19-vjeçar, i cili u sulmua nga një bandë të rinjsh në Selanik.

Tri javë më parë, mbështetësit e Feyenoordit, u përleshën me tifozët e Marsejës përpara ndeshjes së kthimit dhe këta të fundit lavdëruan ata për mosshoqërimin nga forcat policore.

Për ndeshjen e ardhshme, ka ende pak inat nga ngjarjet në Romë në vitin 2015, kur tifozët e  Feyenoordit u përplasën me policinë italiane dhe dëmtuan një shatërvan historik.

Ultrasit e Romës shkojnë në rreth 200 dhe huliganët e Feyenoordit me sa duket ua kanë vënë syrin: Me një karikaturë të postuar në një forum të mediave sociale që duket se tregon qëllimin e tyre.

Vizatimi përshkruante një varkë që zbarkonte në breg me vitin 1908 të shkruar në anën e saj – viti kur u krijua klubi me bazë në Roterdam dhe me legjionarë romakë të gjakosur të strukur pas mburojave të tyre.

Ultrasit e Romës paralajmëruan shokët e tyre që të sillen në Tiranë duke vendosur një shënim në sedilje përpara ndeshjes së fundit të skuadrës në Serie A në shtëpi kundër Venezias.

“Ne kemi një takim me Historinë dhe duhet të jemi të respektueshëm. Udhëtimi drejt Tiranës duhet të jetë i drejtë brenda dhe jashtë stadiumit”, thuhet në të.

Përpos tensioneve të dy klubeve të huaja, Tirana ka  vetë grupe mbështetëse nga ekipet lokale, Dinamo dhe Partizani, që mund të japin një dorë.

Duke pasur parasysh kërcënimin ndaj Ultras-ve të Romës, nga Feyenoord dhe ndoshta grupet e Tiranës, ata mund ta gjejnë veten më të shumtë në numër dhe mund të kenë mbështetje nga Ultras të tjerë.

Aleancat midis grupeve Ultras nga vende dhe klube të ndryshme janë rritur. Për shembull, kur Ëest Ham u përplas me Frankfurtin, ata u mbështetën nga disa Ultras nga Lazio.

UEFA, organi qeverisës i futbollit europian, Federata Shqiptare e Futbollit dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë marrë masa paraprake përpara finales së së mërkurës. Brenda stadiumit do të ketë 650 administratorë dhe të paktën 2.700 policë në Tiranë.

“Ne do të marrim masa për të parandaluar çdo akt dhune apo çdo nxitës dhune në mënyrë që (situata) të mos degradojë”, tha ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi. “Kemi marrë të gjitha masat për të parandaluar një gjë të tillë”./Associated Press


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë