Bursat europiane po performojnë edhe këtë të premte, 24 orë pas vendimit të Trump për të tarifuar pjesën më të madhe të globit.
Indeksi i Europës, Stoxx 600 ra me 1.7% dhe sektori bankar me 5.8%.
Indeksi i luksit ra me 10% ndërsa gjigandët e transportit si Maersk me 9%. Pas një rritje të lehtë një ditë më parë, euro ra me 0.2% kundrejt dollarit.
Ekonomistët ende po përllogarisin shkallën e ndikimit nga tarifat amerikane, por ata bien dakord se shanset për një recesion, janë tepër të larta. Tarifat për BE-në janë 20%, Mbretërinë e Bashkuar 10% dhe Zvicrën 31%.
Ndikimi ishte edhe më i rëndë në SHBA, ku ekonomistë të shumtë filluan të parashikonin një recesion të mundshëm si rezultat i tarifave.
E enjtja ishte dita më e keqe që nga viti 2020 për secilin nga tre indekset kryesore të SHBA-së, me Doë dhe S&P 500 që ranë përkatësisht me rreth 4% dhe 4.8%, ndërsa Nasdaq Composite i rënduar nga teknologjia ra gati 6%. Tregjet e Azi-Paqësorit ranë të premten, me aksionet japoneze ndër performuesit më të këqij.
Nafta e papërpunuar Brent ra më tej në 69.85 dollarë/fucci, ndërsa ajo e Teksasit ra në 66.65 dollarë.
Banka e investimeve Goldman Sachs parashikon një rënie me 5 dollarë në çmimet e naftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.