Treg

Frikë për një ‘Lehman Brothers’ të ri? Kriza e gjigantit kinez Evergrande tremb tregjet botërore

Gjiganti kinez i pasurive të patundshme ‘Evergrande’, mund të bëhet “Lehman Brothers” i Pekinit. Hipoteza i ka trembur tregjet botërore, të cilët kanë frikë nga një efekt-domino në financa, për shkak të perspektivave të grupit më më me shumë borxhe në Kinë.

Dhe pasojat tashmë po shihen në tregjet financiare në të gjithë botën. Gazeta ekonomike e Pekinit “Caixin”, bën krahasimin midis grupit të pasurive të paluajtshme dhe bankës që, me falimentimin e saj, filloi krizën e madhe të vitit 2008.

Produkte financiare për investitorët e vegjël për të financuar borxhet - Për dy muaj, qindra investitorë të vegjël, kanë protestuar çdo ditë, sepse kanë frikë të humbasin kursimet e tyre, pas sinjaleve shqetësuese që vijnë nga grupi. “Financial Times”, zbulon se ‘Evergrande’ ka pranuar se ka përdorur miliarda euro të mbledhura përmes produkteve financiare të shitura për investitorët me pakicë për të financuar borxhet e saj dhe për të shlyer investimet e mëdha.

Prandaj dhe frika e kursimtarëve të vegjël është e bazuar. Gjigandi kinez i ka përdorur gjithmonë gjerësisht këto produkte, duke inkurajuar blerësit e shtëpive që të abonohen tek to. Menaxherët e grupit, kërkuan nga vartësit e tyre për të investuar dhe furnizuesit ndonjëherë i merrnin këto letra me vlerë në vend të pagesave në para.

Rreziku i paracaktuar – “Financial Times” shpjegon se këto produkte, shumë të sofistikuara për investitorët me pakicë, u blenë nga 80,000 njerëz dhe arrijnë në rreth 40 miliardë juanë (5.3 miliardë euro). Me grupin në prag të falimentimit, me "presion të jashtëzakonshëm" mbi burimin e likuiditetit, siç tha e njëjta kompani në Bursën e Hong Kongut, të gjithë këta investitorë po dridhen.

Përpjekjet për siguri - Garancia e numrit një të grupit, Hui Ka Yan, i cili u premtoi punonjësve se kompania "do të kapërcejë momentin e saj më të errët", janë pak të dobishme. Për të dhënë një sinjal konkret, javën e kaluar grupi zbuloi se gruaja e themeluesit, Ding Yumei, ka investuar disa miliona euro në këto produkte. Por nuk duket se ky lajm ka dhënë efektin e dëshiruar.

Borxh marramendës - Nga ana tjetër, kompania sot në fakt rrezikon falimentin, i sinjalizuar gjithashtu nga ulja e kredisë nga agjencitë e vlerësimit. ‘Evergrande’, tani ka një borxh prej rreth 2 trilion juan, ose 262.6 miliardë euro.

Shitjet në ajë dhe kriza e likuiditetit - Në një deklaratë për Bursën e Hong Kongut, ‘Evergrande’ pranoi vështirësitë e saj në shitjet e pasurive të paluajtshme, të cilat ranë nga 71.6 miliardë juanë (9.4 miliardë euro) në qershor, në 38.1 miliardë juan (5 miliardë euro) në gusht.

Kompania, gjithashtu deklaroi se pret edhe për shtatorin, një muaj që tradicionalisht çon në një kulm të shitjeve, një "vazhdim i rëndësishëm në rënien e kontratave të shitjes, me një përkeqësim të vazhdueshëm në mbledhjen e likuiditetit të grupit, i cili do të vendosë nën presion të rëndë “cash-floë”.

Grup pune me 200,000 njerëz - Sipas “Caixin”, falimentimi i ‘Evergrande’, do të ishte "një cunami financiar" i cili, sipas analistëve të intervistuar nga gazeta prestigjioze, do të krijonte "Chinese Lehman Brothers".

Grupi i punës me 200,000 persona, ka 800 projekte të mëdha në ndërtim e sipër, gjysma e të cilëve janë aktualisht pezull për shkak të mungesës së likuiditetit. Mijëra kompani, përfshirë furnizuesit dhe klientët, varen nga ‘Evergrande’, kështu që ka gati 4 milionë vende pune në rrezik.

Në analizën e tij,” Standard & Poor's”, thotë se beson se nuk ka gjasa që qeveria kineze të ndërhyjë për të shpëtuar këtë gjigant. Por gzeta vendase “Caixin”, e sheh ‘Evergrande’-n si një grup "shumë të madh për të dështuar".

S&P: qeveria ndërhyn nëse ka efekti-domino - Ishte viti 2017, kur presidenti Xi Jinping i dha një shuplakë biznesit të pasurive të paluajtshme, që ishte praktikisht jashtë kontrollit, duke deklaruar se "shtëpitë janë për të jetuar, jo për të bërë spekulime".

“Standard & Poor’s”, parashikon që qeveria mund të ndërhyjë nëse kriza ‘Evergrande’ do të ketë efekte më të gjera, me efekt që paraqet rreziqe sistemike.

Në realitet, ky skenar duket më shumë se një hipotezë dhe sektori, i cili për “Fitch” përfaqëson 14% të PBB-së kineze, tashmë po përjeton një krizë të rëndë.

Sipas “Nikkei Asia”, gjysma e pagesave të obligacioneve të Kinës, përfaqësohen nga kompanitë e pasurive të paluajtshme dhe kreditë nën standarde në kreditë e pasurive të paluajtshme për pesë bankat më të mëdha kineze, janë rritur me 30% në 97 miliardë juanë (12.8 miliardë Euro).

Prandaj, vetë bankat hezitojnë t'i japin hua para këtij sektori. Vetëm ‘Evergrande’ i detyrohet më shumë se 128 bankave dhe 121 institucioneve jo-bankare.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë