Gazeta Si – Pranë kufirit të Norvegjisë me Rusinë, në veri të Rrethit Arktik, ka hangarë të ngritur në shkëmb që kanë qenë joaktive prej vitesh.
Ato u ndërtuan gjatë Luftës së Ftohtë. Dy nga objektet e saj më të rëndësishme, Stacioni Ajror Bardufoss dhe Baza Detare Olavsvern, tani do të riaktivizohen.
Arsyeja është e thjeshtë: armiku, Rusia, është para portave, situata ndërkombëtare po bëhet më komplekse.
Vitet e fundit, në fakt, Oslo ka vendosur të investojë burime për të rivendosur disa bunkerë ushtarakë “tepër sekret” nga Lufta e Ftohtë.
Ishin rreth 3000 prej tyre të shpërndara në të gjithë vendin, të fshehur mes maleve dhe shpellave.
Tani janë dy, veçanërisht, bunkerë gjigantë që Oslo i ka riaktivizuar, të përshtatur me nevojat aktuale dhe të pajisur me mjetet më moderne.
Ata janë Stacioni Ajror Bardufoss dhe Baza Detare Olavsvern. E para u ndërtua në vitin 1938 dhe u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u shndërrua në një strehë për ushtarakët norvegjezë kundër sulmeve të mundshme sovjetike.
Baza detare Olavsvern ishte ndërtuar në anën e një mali dhe mbrohet nga 275 metra shkëmb, ajo u ndërtua për të zmprapsur kërcënimin në rritje nga Flota Veriore Sovjetike.
Pozicioni i saj është strategjik. Marina e SHBA-ve po shqyrton përdorimin e bazës për nëndetëset e saj bërthamore.
Me pak fjalë, Norvegjia po përgatitet për skenarë lufte që deri para disa vitesh dukeshin të paimagjinueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.