Gazeta Si – Ishte një sfidë direkte për vendin e tretë në klasifikim mes Kukësit dhe Vllazninë. Duhej të ishte një sfidë me ritëm dhe spektakël, por në “Elbasan Arena” ka mbizotëruar frika dhe asnjëra nga skuadrat nuk mori shumë përgjegjësi për të shkuar te fitorja. Në fund, barazim 0-0 dhe këto dy skuadra vazhdojnë të ndajnë vendin e tretë, me nga 39 pikë.
Gjatë pjesës së parë Kukësi humbi mbrojtësin Lulaj për dëmtim. Loja ishte e vakët, me shumë pak emocione në portat respektive. Më ndryshe pjesa e dytë, ku kuksianët patën më shumë iniciativë, por pa mundur të gjenin golin e fitores në ato pak raste që krijuan.
Aralica tentoi të shënonte me një veprim akrobatik për Vllazninë, por edhe ai nuk ia doli dhe gjithçka u mbyll në ‘paqe”. Pas ndeshjes, trajneri Tomas Bërdariç theksoi se barazimi është rezultat i kënaqshëm për skuadrën e tij, edhe pse u humb një rast për ta parakaluar Kukësin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




