Treg

Frika për recesion, njerëzit po blenë ora Rolex

Rolex është përballur me një rritje të fortë të kërkesës për orët e saj të përdorura, si pasojë e rritjes së çmimeve të floririt.

Interesi për orët po vjen pas një rritje të shpejtë të çmimit të arit, përballë kaosit në tregjet globale, shkaktuar nga tarifat e Donald Trump. Rrjedhimisht, çmimet e orave luksove po rriten më shumë.

Trendi duket se po rikuperon industrinë që po vuante ende pasojat e pandemisë. Eksportet e orave zvicerane ranë me 3% vitin e fundit dhe vazhduan rënien edhe për këtë vit.

Tarifat e Trumpit mund të shtojnë dhimbjen e orëpunuesve. Zvicra përballet me një tarifë prej 32% për eksportet në SHBA, shumë më e lartë se taksa prej 20% e Bashkimit Europian, e cila mund t’i detyrojë kompanitë të rrisin çmimet.

Subdial me qendër në Londër ka riorganizuar indeksin e saj për vitin 2025 për të marrë parasysh tregun në rritje të orave të përdorura më parë dhe ndryshimin e preferencave.

Subdial hoqi 10 modele që nuk arrinin të gjeneronin tërheqje të mjaftueshme nga indeksi, duke përfshirë çelikun Jumbo Royal Oak 15202 të Audemars Piguet, që do të thoshte se marka luksoze u largua krejtësisht nga indeksi. Ndërkohë, tetë modele Rolex iu bashkuan indeksit, së bashku me dy nga Patek Philippe SA.

Treshja e orëve Rolex me rritje të shpejtë pasqyron dominimin e markës në renditjen e tregut dytësor, me disa nga modelet e saj duke përfshirë Daytonas dhe GMT-Masters që zënë top 10-ën për sa i përket vlerës së tregtuar.

Indeksi i përgjithshëm u rikuperua me 3.3% në mars pasi preku një nivel të ulët pas pandemisë në shkurt. Mbetet larg niveleve që arriti tre vjet më parë, kur çmimet e orëve të përdorura luksoze u rritën pasi mbaruan bllokimet për Covid. Që atëherë, çmimet kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë