Ekonomi

Frika më e madhe e ekonomistëve: Inflacioni në SHBA po rritet

Ekonomia e SHBA-së po ecën vrullshëm paralelisht me rritjen e punësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve, ndikuar nga mbarëvajtja e  procesit të vaksinimit.

Vetëm gjatë muajit mars çmimet e konsumit u rritën me 0.6% krahasuar me muajin shkurt, rritja më e madhe që nga viti 2012. Kjo u stimulua nga rritja e çmimit të naftës dhe IÇK-së që përfshin ushqimet dhe energjitikën. Çmimet e sektorit të shërbimeve kanë vazhduar të rriten, 4.4% vetëm në një muaj. Ekonomistët kanë parashikuar se deri në fund të majit, inflacioni do të arrijë në 4%, ndërkohë Banka Federale synonte deri në 2%. Çdo nxitje tjetër në ekonomi do ta çojë në tejkalim.

Rrugëtimi i inflacionit është më i rëndësishëm se kurrë në këto momente sepse ekonomia rrethohet vetëm nga pasiguri. Heqja e masave anti-Covid, ndihma ekonomike e shpërndarë dhe politikat e reja monetare të  Bankës Federale po eksperimentojnë me inflacionin.

Shumë ekonomistë të vjetër, kanë paralajmëruar për rreziqet që do të sjellë një inflacion i lartë.

Banka Federale dhe Shtëpia  e Bardhë besojnë se rritja e inflacionit do të jetë e përkohshme. Tregjet financiare nuk kanë një siguri të tillë. Ata i frikëson dhe inflacioni i lartë dhe rritja e mundshme e normave të interesit.

Gjatë shkurtit të vitit 2020, në SHBA 8.4 milionë njerëz humbën vendet e tyre të punës. Ndërkohë, niveli u punësimit u rrit me 6.1% një vit më vonë. Nëse ekonomia ka të tjera veprimtari të paparashikuara inflacioni do të rritet më shpejt.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë