Ekonomi

Frika e bankave nuk është më Covidi, por inflacioni

Frika nga Koronavirusi dëmtoi tregun e WallStreet marsin e shkuar duke ulur me 13% kompanitë e Dow. 12 muaj nga kriza e madhe shëndetësore tashmë gjendja po stabilizohet.

Që nga shkurti i 2020-ës, Covid nuk është më frika më e madhe e Bankave, por inflacioni.

Frika e dytë më e  madhe është një 2013 e përsëritur lidhur me rritjen e jashtëzakonshme të yield-eve të obligacioneve që tremb tregjet.

Ekspertët kanë parashikuar rritje të inflacionit, por për një kohë të shkurtër.

Sjellja e ndryshuar nga rritja e yield-eve frikëson ekonomistët për krijimin e një flluske, ku investitorët po lëshojnë para edhe nëpër kompanitë “guaska”. Disa të tjerë mednojnë se ndodhemi në një fazë të vonë të rritjes masive të vlerës së aseteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë