Gazeta Si- Një 5-vjeçar është plagosur aksidentalisht nga freza me të cilën babai i tij punonte në fshatin Llakatund të Vlorës.
Sipas burimeve, i mituri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka humbur shumë gjak.
Teksa, raportohet për mungesë të gjakut te Trauma, familjarët e të miturit së bashku me Shoqatën e Infermierëve kanë shpërndarë njoftimin dhe një numër kontakti për të ndihmuar 5 vjeçarin.
“E.A.,5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku. Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




