Ekonomi

Frenimi i rritjes së ekonomisë globale frikëson tregjet, bien bursat

Ngadalësimi i ekonomisë globale, certifikuar një ditë më parë nga OSBE dhe nënvizuar edhe nga Beige Book i Fed publikuar dje në mbrëmje ka rritur shqetësimet e investitorëve në treg. Dje Wall Street e ka mbyllur me rënie, njëjtë edhe bursat aziatike kanë qenë të gjitha në rënie. Bursa e Tokios është mbyllur me -0.65%. Në Europë, bursa e Milanos me 0.21%, Londrar 0.51%, Frankfurti 0.55% dhe Parisi 0.41%.

Dita në kontinentin e vjetër, sidoqoftë, ka në qendër sidomos mbledhjen e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane. Vetëm në dritën e ndryshimit të mprehtë të ritmit të ekonomisë së Eurozonës, Eurotoëer mund të ndërhyjë me mekanizëm të ri, të njoftojë një plan të ri afatgjatë rifinancimi për bankat (të ashtuquajturat Tltro).

Dhe pikërisht në pritje të takimit të Frankfurtit, euro mbahet për momentin është e qëndrueshme për momentin e shkëmbehet me 1,1302 dollarë e 126,27 jen.

Spredi mes Btp e Bund të gjermnëve është hapur me 247 pikë, në rënie të lehtë krahasuar me 248 pikë mbyllja e djeshme. Rendimenti i 10-vjeçarit zbret në 2.596%.

Ndër të dhënat makro, krahas vlerësimeve të reja që BQE do të publikojë, ISTAT tregon një rimëkëmbje të lehtë në tregtinë me pakicë në janar.

Nafta nuk ka lëvizur shumë në tregje. Texas WTI u rrit me 0.1% në 56.2 dollarë për fuçi ndërsa Brent në 66.1 (+ 0.1%). Ari ra në 1285 dollarë një ons.

Burimi: repubblica.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë