Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të mërkurën për në Londër, ndërsa një ditë më pas do të ketë edhe një takim me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.
Rama pritet të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik dhe Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë.
Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po synon të miratojë një ligj për të frenuar emigrantët e paligjshëm, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë.
Sipas të dhënave zyrtare, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.