Politike

Fredi Beleri kërkon leje nga Burgjet për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian

Fredi Beleri i ka bërë një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 15 korrik.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar në PE do të zhvillohet të hënën e ardhshme, ku Beleri kërkon të marrë pjesë në Strasburg si i zgjedhur i partisë Demokracia e Re në Greqi.

Më herët, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërkoi që shteti shqiptar të marrë masa dhe të mundësojë betimin e Belerit në seancën e parë të Parlamentit Europian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë