Fredi Beleri ishte një nga tre kandidatët e ulur në rreshtin e parë që soditën marrëveshjen mes Sali Berishës dhe Vangjel Dules të mërkurën në mesditë.
Ai ka terren të lirë nga Berisha, Meta, (po jo grupi Alibeaj) për të garuar deri më tash me kandidatin e mazhorancës për Himarën.
Vangjel Dule pranoi të zyrtarizojë marrëveshjen me Sali Berishën, dhe jo me Enkelejd Alibeaj që mban zyrtarisht vulën e PD.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u diskutuar. Por në rastin e kandidatit të tij, Fredi Bejleri po.
Figura e tij duhet parë në dy plane, nisur nga e shkuara e tij; atë morale dhe ligjore
Fredi Beleri ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremistë grekë të masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në prill 1994 në Gjirokastër, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë
Për atë ngjarje ku pati edhe të plagosur, Fredi Beleri është thirrur disa herë në organin e akuzës, edhe pse ai ka mohuar pjesëmarrjen
Paraqitja e fundit e tij ishte para tre vjetësh ku Fredi Beleri që është edhe Kreu i OMONIA-s u paraqit në Prokurorinë për Krime të Rënda.
Sulmi ndodhi ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, pak kilometra brenda kufirit shqiptar. Ai nisi mëngjesin e prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Fredi Bejleri u akuzua se ishte një prej tyre
Ngjarja përfundoi me dy ushtarë të vrarë dhe tre të plagosur dhe pasoi edhe me marrëdhënie të tensionuara diplomatike mes dy vendesh.
Në fund të gjithë kësaj historie që zgjati mbi tre dekada Prokuroria e Posaçme pushoi hetimin me argumentin se nuk u gjeten prova të mjaftueshme.
Fredi Bejleri dhe dy të dyshuarit e tjerë të kësaj ngjarjeje u lanë të lirë nga hetimi.
Akuza ndaj Fredi Belerit ka rënë, ashtu si edhe morali per një ngjarje të rëndë që nuk u zbardh asnjëherë.
Mbi kurrizin e tij ka edhe një vendim për akuzën e poshtërimit të Republikës dhe simboleve të saj.
Deklarata e fundit e Bejlerit ishte gjatë vizitës së kryeministrit grek në Himarë, kur ai thërriste “Himara është Greqi”
Sa i përket aspektit ligjor, Fredi Beleri, ndryshe nga katër vite më parë, është i lirë të kandidojë për bashkinë Himarë.
Atij i ka përfunduar periudha e ‘rehabilimit’ në politike sipas ligjit për një dënim të marrë vite më parë.
Në zgjedhjet e 2019-ës, KQZ nuk e regjistroi si kandidat të pavarur në zgjedhje me argumentin se Gjykata e Vlorës e kish dënuar Bejlerin me 3 vite burg për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të Republikës dhe simboleve të saj”.
Afati 10 vjeçar nga përfundimi i dënimit për Belerin skadonte në 27 korrik të atij viti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.