Çmime rekord u arritën në ankandin e organizuar më 6 shtator në Sotheby’s në Londër në përpjekje për të fituar një pjesë origjinale të historisë rock që i përkiste Freddie Mercury ose një prej artikujve unik të blerë nga këngëtari legjendar i Queen, i cili vdiq më 24 nëntor 1991. Artikujt u mbajtën për një kohë të gjatë në muzeun e vilës së tij Garden Lodge në Kensington.
Një koleksion i madh
Me “Freddie Mercury: A World of His Own”, filloi seria e shitjeve në ankand të koleksionit gjigant prej gati 1500 kujtimesh të jetës, duke u nisur nga thesaret e një karriere të jashtëzakonshme artistike siç është piano e madhe Yamaha, në tastet e së cilës muzikanti kompozoi disa nga këngët e tij më të famshme, të shitura për 1.4 milionë paund (pa tarifën e ankandit).

Këngë legjendare
Teksti origjinal i “Bohemian Rhapsody”, kryevepra e Mercury-t e shkruar në një kalendar të vitit 1974, arriti në 1.1 milion paund. Sa i përket tekstit origjinal të asaj që shumë fansa e konsiderojnë si një himn të grupit britanik, ‘We are the champions’, një sukses mbarëbotëror që u rezistoi viteve, u arrit shifra prej 250,000 paund.

Shitet edhe dera e vilës
Suksesi i ankandit u kuptua qysh në fillim, dera e famshme e hyrjes anësore të Garden Lodge, e mbuluar me shkrimet e fansave, e shitur pas një serie të gjatë rritjesh për 325 mijë paund, vlerë e dhjetëfishuar në krahasim me çmimin maksimal të parashikuar. Disa kostume skenike dhe kostume me tegela të veshura në xhirimet e videove dhe në performancat e drejtpërdrejta arritën secili mbi 100,000 paund.
Fredi koleksionist
Edhe objektet e shumta që Mercury mblodhi gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë veprat e Pablo Picasso, Salvador Dalí dhe Henri Matisse, si dhe shumë bizhuteritë dhe pjesë nga antikiteti, pasioni i madh i këngëtarit, i tejkaluan pritshmëritë: në fakt vlerës së tyre i është shtuar edhe vlera që rrjedh nga ish-pronari i tyre. Për më tepër, të ardhurat totale nga ankandi duket se janë shumë më të larta se vlerësimi shumë konservativ prej 6 milionë paund, i bërë fillimisht nga Sotheby’s. Për këtë ka ndikuar edhe fakti që ‘thesari’ i Mercury u ekspozua në shtëpinë e ankandeve për një muaj, duke regjistruar mbi 130 mijë vizitorë.

Për të mos përmendur efektin e rigjallërimit të prodhuar nga suksesi kinematografik global i Bohemian Rhapsody, një film i drejtuar në vitin 2018 nga Bryan Singer dhe me protagonist nga Rami Malek.
Një pjesë e të ardhurave për luftën kundër SIDA-s
Vetë Mercury do ta kishte “dashur” këtë shitje të madhe, si koleksionist dhe vizitor i shpeshtë i shtëpive të ankandeve, sipas asaj që u deklarua nga Mary Austin, ish e dashura e këngëtarit (dhe më pas shoqja më e mirë), ruajtëse e trashëgimisë së tij deri në vendimin për të shitur të gjitha ato objekte për të “mbyllur rrethin e një kapitulli shumë të veçantë” të së kaluarës së tij, me angazhimin, megjithatë, për të dhuruar një pjesë të drejtë të të ardhurave për bamirësi për dy fondacione të angazhuara në luftën kundër SIDA-s, si ajo e krijuar nga një tjetër legjendë e muzikës, Elton John.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



