Keshilla

Frazat që nuk duhet të përdorin prindërit për të rritur fëmijë të shëndetshëm mendërisht

Çdo prind dëshiron që fëmijët e vet të jenë të lumtur dhe të suksesshëm.

Mënyra më e mirë për ta siguruar këtë është t’u mësoni atyre qëndrueshmërinë mendore sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas psikoterapistes Amy Morin. Fëmijët e shëndetshëm mendërisht kanë më shumë gjasa të kenë vetëbesim të lartë, të zhvillojnë elasticitet që u lejon atyre të qëndrojnë pozitivë mes sfidave dhe të mësojnë nga dështimet e tyre.

Kjo mund të arrihet nëse prindërit zgjedhin me kujdes fjalët që përdorin me fëmijët, veçanërisht në situata stresuese ku është e lehtë të thuash çfarëdo që mendon se do të ndalojë një zemërim ose do të qetësojë një gjendje shqetësuese. Disa fjalë ose fraza mund të dërgojnë pa dashje mesazhin e gabuar, thotë Morin.

“Janë disa fraza që të gjithë prindërit i thonë herë pas here”, thotë Morin.

Këtu janë shtatë fraza që prindërit e fëmijëve të fortë mendërisht i shmangin gjatë rritjes së fëmijëve të tyre:

‘Qetësohu!’

Nuk është kurrë një ide e mirë t’u tregoni fëmijëve tuaj se si duhet të ndihen, edhe nëse thjesht po përpiqeni t’i qetësoni ose t’i gëzoni.

“Ne duam të dërgojmë mesazhin se është mirë të ndihesh sido që të jesh”, prandaj në vend të “Qetësohu”, provoni të thoni: “Duket sikur je vërtet i zemëruar tani”.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të kuptojë se është mirë të ndihet i mërzitur dhe shtyjeni butësisht drejt një aktiviteti që e dini se do ta ndihmojë të qetësohet.

“Mësojini se çfarë të bëjnë kur janë të zemëruar” thotë Morin.

‘Mos u shqetëso për këtë’.

Është e padobishme t’u thuash fëmijëve se çfarë të mendojnë, edhe nëse thjesht po përpiqesh të zbusësh frikën e tyre, thotë Morin.

“Kur dikush thotë: “Mos u shqetëso për këtë”, shqetësimet tona nuk zhduken automatikisht,” shpjegon ajo. “Një strategji më e mirë është t’u mësoni fëmijëve: Çfarë mund të bësh kur je i shqetësuar?”

Në vend të kësaj, provoni të bëni një pyetje hipotetike: “Nëse shoku yt do ishte i shqetësuar për këtë situatë, çfarë do i thoje?”

Fëmijët mund të mendojnë më racionalisht duke e hequr veten nga situata, thotë Morin. Nëse shoku i tyre është i shqetësuar për një test që po vjen, për shembull, ata mund t’i thonë të mësojë shumë dhe gjithçka do të jetë mirë.

‘Do t’ia dalësh’

Një këndvështrim pozitiv mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të krijojë besim, por askush nuk ka një “top kristali”, thotë Morin. Në fakt nuk mund të parashikoni se kur fëmija juaj do të ketë sukses, ose kur do të pësojë një zhgënjim.

Me fjalë të tjera, duke i premtuar fëmijës suaj se do t’ia dalin, në fakt mund të dëmtojë besimin e tyre, ndërkohë që “dëmton besueshmërinë tuaj” herën tjetër që do të përpiqeni t’i gëzoni, thotë ajo.

“Në vend që të thuash, ‘Do të fitosh!’ … mesazhi më i mirë është: ‘Dil atje dhe bëj më të mirën. Dhe nëse nuk shkon mirë, është në rregull. Ne do të merremi edhe me këtë”, thotë Morin.

“Mos të të shoh më duke e bërë këtë”.

Kjo frazë shpesh shqiptohet nga zhgënjimi dhe një dëshirë e vërtetë për të ndihmuar fëmijët të shmangin zakonet e këqija ose të rrezikshme.

Por “fëmijët janë të poshtër”, thotë Morin dhe nëse i paralajmëroni vetëm për pasojat e kapjes, ata thjesht do të mësojnë të bëhen më të mirë në fshehjen e sjelljes së keqe nga ju.

“Ata do të fshehin gabimet herën tjetër sepse mendojnë se është në rregull për aq kohë sa prindërit nuk e marrin vesh”.

‘Ti je më i miri!’

Nuk ka asgjë të keqe të lavdëroni fëmijën tuaj kur ai performon mirë.

Por nëse fëmijët tuaj mendojnë se meritojnë lëvdata vetëm nëse ia kalojnë të gjithë të tjerëve, ata do të vuajnë nga pritshmëritë jorealiste dhe ankthi për mundësinë e një përfundimi tjetër , përveç së të parit, thotë Morin.

Në raste ekstreme, kjo mund të bëjë që fëmijët të përpiqen të përfundojnë të parët me çdo kusht, edhe nëse duhet të thyejnë rregullat.

“Këta janë fëmijët të cilët përfundojnë duke tradhtuar kur rriten pak, sepse mendojnë se kjo është gjëja më e rëndësishme për mamin ose babin, të jesh më i miri, në vend që të jesh fëmija i mirë apo fëmija i ndershëm”.

Në vend të kësaj, lavdëroni fëmijën tuaj për procesin e tyre, kur studiojnë shumë ose kur bëjnë përpjekje të forta, në vend të rezultatit, këshillon Morin.

‘Kjo është perfekte!’

Në mënyrë të ngjashme, kini kujdes që të mos edukoni një perfeksionist: një fëmijë që mendon se duhet të jetë gjithmonë “i përsosur” për të merituar lavdërimin ose dashurinë nga prindërit e tij. Përsosmëria te fëmijët lidhet me një sërë problemesh të shëndetit mendor, nga ankthi te çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD), tregon hulumtimi.

Mund të duket krejtësisht e padëmshme t’i thuash fëmijës suaj se piktura e tij duket “perfekte” ose se luajti “përsosur” në një lojë futbolli, por këto komente mund të jenë fillimi i një modeli që i bën fëmijët të fiksohen pas çdo gabimi.

‘Po më çmend’.

Ideja që ndjenjat tuaja mund të ndikohen nga sjellja e dikujt tjetër është kundër produktive, thotë Morin. Mund t’i bëjë fëmijët të mendojnë se nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre. Madje mund të çojë në sjellje manipuluese.

“Ne nuk duam që fëmijët të rriten duke fajësuar njerëzit e tjerë për ndjesitë e tyre, për prishjen e ditës së tyre, që i bëjnë ata të ndihen tmerrshëm gjatë gjithë kohës”, thotë Morin.

“Ne duam që fëmijët të dinë se kanë fuqinë e plotë që të kontrollojnë ndjenjat e tyre.

Burimi: CNBC. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë