Futboll

Francesco Totti ‘refuzon’ të lërë futbollin, paralajmëron rikthimin në moshën 48-vjeçare: Më kanë kontaktuar disa klube

Legjenda e Romës dhe një ndër ish-futbollistët që bënë epokë në Serie A, Francesco Totti po mendon rikthimin në fushë në moshën 48-vjeçare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje miqësore apo turne të nivelit të ulët, por për Seria A, më e rëndësishmja në Itali.

Në një event të zhvilluar ditën e hënë në Romë, Totti tregoi për ofertat dhe mundësinë e një rikthimi të bujshëm.

"Një rikthim në fushë për mua? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën që janë rikthyer të luajnë pas disa vitesh. Për të luajtur në Serie A duhet të stërvitem shumë mirë. Disa ekipe të Serisë A më janë afruar kohët e fundit. Rreth një muaj më parë dhe më çmendën pak me disa mendime. Thashë me vete 'pse më pyesin edhe pas kaq vitesh?' Do të isha gati për 2 muaj", tha Totti duke lënë gjithçka të hapur.

48-vjeçari për herë të fundit luajti në vitin 2017, atëherë kur kishte bërë paraqitjen e tij të 786 dhe të fundit për klubin e fëmijërisë AS Roma, është i hapur ndaj idesë për të luajtur sërish në Serie A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë