Ngjarje

Francë/ Burri shqiptar vret gruan e më pas veten, e ëma: Kishin zënka

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brest të Francës, ku burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë në banesë.

Gruaja 30 vjeçe dhe burri 36 vjeç Andon Janaqi u gjetën nga policia mbrëmjen e së enjtes në apartamentin e tyre.

Sipas hetimeve, dyshohet se ka qenë burri që ka vrarë gruan e më pas ka vrarë veten.

Çifti kishte dy fëmijë, njëri 8-vjeç që u gjend i mbyllur në shtëpi pas krismave dhe tjetri 3-vjeç, që ishte në kopsht gjatë tragjedisë.

Nëna e Andon Janaqit thotë se nuk e dinte që situata mes çiftit mund të përfundonte në një akt kaq ekstrem.

“Ata kishin fërkime në shtëpinë e tyre si në çdo shtëpi por nuk di të them më shumë”, thotë ajo.

Sipas saj, telefonata ka ardhur rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton në Greqi.

“Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen”, i është thënë asaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë