Shendet

Franca nis vaksinimin e popullsisë kundër lisë së majmunëve

Në Francë janë hapur 232 vende për vaksinim, në kuadër të luftës kundër një epidemie të mundshme të lisë së majmunëve. Lajmin e dha kryeministri i dorëhequr Gabriel Attal, i cili premtoi 100 mijë doza vaksinash për vendet më të rrezikuara.

“Ne jemi gati të përballemi me të gjithë skenarët dhe rreziqet”, shkroi Attal në platformën X. Deri tani, në Francë nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me linë e majmunit.

“232 vende vaksinimi janë hapur tashmë në të gjithë territorin dhe shumë të tjera do të jenë të disponueshme”, tha Attal, duke shtuar se me kërkesë të presidentit, Emmanuel Macron, Franca do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës.

Sipas tij, ato vaksina do të shpërndahen përmes Bashkimit Evropian në rajonet ku virusi tashmë po qarkullon.

Mpox prek kryesisht njerëzit dhe kafshët. Ai shkakton simptoma të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Megjithatë, mund të shkaktojë sëmundje të rënda, dhe madje edhe vdekje në disa raste.

Virusi hyn në trupin e njeriut përmes lëkurës ose nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Më pas përhapet përmes gjakut duke bërë që një person të përjetojë simptoma të ngjashme me gripin dhe të zhvillojë lezione në lëkurë.

Sipas Michael Marks në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, shkencëtarët “nuk mendojnë se mpox ka efekte të drejtpërdrejta në sistemin imunitar”. Ndërsa Dr Ngashi Ngongo, shefi i stafit në Afrikën CDC, i tha gjithashtu Al Jazeera se virusi shkakton vetëm simptoma që zgjasin “dy deri në katër javë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë