Pas titullit të fituar në vitin 2022 Franca u kualifikua në Finalen e 3 në 4 vitet e fundit. “Le Bleus” i rezistuan presingut Belg pas golit që Wins shënoi me goditje dënimi dhe do të luajnë me fituesen e çiftit Itali-Portugali në Finalen e të dielës. “Gjelat” do të provojnë të kthehen te suksesi pas humbjes në vitin 2023. Sfida u hap 270 sekonda para pushimit kur Camara shfrytëzoi topin e mbetur vakant pas veprimit të Coulibaly dhe mposhti portierin Mounganga. Avantazhi nuk zgjati shumë dhe në 2’ të shtesës, belgët barazuan me 11 metërshin e shndërruar në gol nga Fernandez. 5’ pas kthimit në fushën e lojës Matondo gjeti avantazhin e dytë francez dhe në 54’ ishte Nguessan që u duk se shënoi golin e sigurisë. Belgët nuk u dorëzuan dhe 11’ para fundit të kohës së rregullt e rihapën sfidën me Wins. Gol që shërbeu vetëm për statistika, pasi në fund Franca festoi kalimin në Finalen e të dielës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.