Treg

Franca do të shpenzojë 200mln euro për të shkatërruar verën e tepërt në treg 

Qeveria franceze tha se ka caktuar 200 milionë euro për të blerë dhe shkatërruar verën e tepruar në tregje dhe për të mbështetur prodhuesit.

Kjo vjen pas disa problemeve që janë shfaqur në industri, duke përfshirë një kërkesë në rënie për verën pasi më shumë njerëz pinë birrë artizanale.

Shumë nga 200 milionët do të përdoren për të blerë verën e mbetur stok dhe më pas për shndërrimin e alkoolit të saj në përdorim të produkteve pastruese apo aromatike.

Ata shtonin se për arsye të mbiprodhimit, një pjesë e parave do të përdoren për të bindur prodhuesit të ndryshojnë profilin e punës si për shembull të kalojnë në rritjen e ullinjve.

Duke injektuar paratë në këtë industri zyrtarët thanë se kërkonin të ndalonin “rënien e mëtejshme të çmimeve të verës, në mënyrë që prodhuesit të gjejnë përsëri rrugën e fitimeve”, sipas ministrit të bujqësisë Marc Fesneau.

Fondi fillestar evropian për cështjen ishte 160 milionë euro që më pas u shtua nga qeveria në 200 mln euro por gjithsesi qeveritarët thanë se “kjo industri duhet të shikojë përpara, drejt ndryshimit të konsumatorëve … dhe përshtatjes”.

Komisioni Evropian ka thënë se sivjet deri në qershor shifrat tregojnë së konsumi i verës në bllok ka rënë me 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% in Francë, 22% në Gjermani e 34% në Portugali, edhe pse prodhimi në BE është rritur me një mesatare totale prej 4%, që është dhe zona më e madhe prodhuese e verës në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë