Futboll

Franca dhe triumfi i futbollit me “aftësi të këqija”

Goli i parë i Francës do të kujtohet shpesh.  Nuk ishte shumë i bukur, siç janë zakonisht ata të Paul Pogba. Erdhi në minutën e 59’, pas një asisti të gjatë nga Pogba te Kylian Mbape, saktësia vizionare e së cilës më impresionoi. Dhe do të ishte Mbape disa minuta më vonë, kur ai e dërgoi topin pothuajse në mënyrë të rastësishme në rrjetë nga një largësi prej 25 metrash. Jo, ky gol ishte përfaqësuesi më i mirë kësaj France kampione bote që në finale e mundi 4-2 Kroacinë të dielën e 15 korrikut. Loja e “Les Bleus”  nuk ishte e shkëlqyeshme, verbuese, por ajo që duhet nënvizuar ështe se ata shënuan dhe fituan.

Ky ishte një ekip mbi të gjitha, që shkëlqeu duke luajtur bukur në mënyrë rastësore. Asnjë ekip në Kupën e Botës nuk posedonte më shumë talente se Franca. Asnjë skuadër nuk shënoi më shumë gola. Goditja nga larg e Benzhamin Pavard kundër Argjentinës mund të ketë qenë goli më i bukur i turneut. Pamja e Mbape që kundërsulmonte, duke lëvizur aq shpejt sa që ai dukej sikur të ishte një hije që ndiqte dritën ishin vetëm disa nga mrekullitë e kësaj France. Por përshtypja që dha Franca ndeshje pas ndeshjes, ishte se këto armë edhe mund të mos përdoreshin. Sigurisht, taktikat e Didier Deschamps dukej sikur thoshin, “mund t’i lëshojmë një mijë dragonj në fushë dhe ne mund ta kthejmë botën në zjarr”.

Por, pse duhet?

Pse, kur është më e lehtë dhe më konfuzuese për kundërshtarin që ta pengojnë dhe ngatërrojnë, ta lejojnë që të dilë përpara kur jetë shumë i lodhur duke pritur? Mrekullia e çuditshme e performancës së Francës në Kupën e Botës ishte se ekipi luajti atë që quhet shpesh “futboll negativ”, ndërkohë që në sulm kishte një grup shumë të rrezikshëm gati për të bërë keq në çdo moment. Ishte një gjë që nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Ishte sikur Jose Mourinho të ndërthurte lojën e tij me spektaklin e lojës së Harlem Globetroters. Për të vlerësuar se çfarë po bënin lojtarët francez në kampionatin botëror, “Rusi 2018” duhen pasur parasysh dy mendime njëkohësisht, “Nuk ishte futboll negativ por ishin aftësi negative për futbollin.

Dhe kjo ka funksionuar.

Për këtë arsye, është e vështirë të imagjinohet se kjo fitore franceze do të transformojë taktikat e futbollit në atë mënyrë siç e bëri fitorja e Spanjës në vitin 2010, ose ajo e Gjermanisë në vitin 2014.

Taktikat e Francës dukeshin më pak si një diagram i lëvizjes dhe më shumë si realizim në fushë i një libri të teorive paradoksale. Ju do të triumfoni kur të kapërceni atë çka do t'ju lejojë të triumfoni. Vetëm duke përqafuar kufijtë do të jeni vërtet të lirë!

Por, atëherë, kjo ishte një Kupë Botërore paradoksale. Politikisht, ishte disi si një shpërqendrim masiv autoritar, me të dhënat e tërthorta të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, duke u grindur pranë Vladimir Putinit për qëndrimet e tyre dhe një demonstrim i unitetit në çastet e gëzimit.

Estetikisht, kjo ishte edhe kupa më emocionuese e Botës e kohëve të fundit dhe ajo me dramën më pak të drejtpërdrejtë. Të paktën për çdo ndeshje të Francës ndihej tek pjesa e komenteve për një artikull që askush nuk kishte kohë për të lexuar. Në mënyrë narrative, ishte magjepsëse por e paqartë. Kupat e Botës në përgjithësi shndërrohen në kurorëzime për një ekip të vetëm dominues. Por këtë herë Franca duket se i ka përmbysur të gjitha pritshmëritë normale për dominimin. Belgjika ishte një ekip dominues edhe Kroacia gjithashtu ishte një ekip dominues, por ishte Franca ajo që sapo fitoi Kupën e Botës.

(Foto nga Catherine Ivill/Getty Images)

Dhe kështu qëllimi që u vu më shumë në dukje, për mua, ishte i pari. Në minutën e 18’, Antoni Grizman mori goditje nga mesfushori që luan në Itali te Inter Marcelo Brozoviç. Goditje e lirë për Francën, 30 metra nga porta kroate. Grizman e mori përsipër gjuajtjen. Topi preku pak kokën e Mario Mandzukiç, i cili ishte i pari që kërceu më fortë dhe më pas kalon Danijel Subasiç për të përfunduar në rrjetë. Kroacia kishte qenë ekipi më i mirë në fushë deri në ato momente, por Franca udhëhiqte, 1-0. Kjo ishte ndjesia e të gjithëve, se Franca kishte luajtur gjatë gjithë kohës e bashkuar.

A nuk është ideale të fitosh pa pasur nevojë të qëllosh? A nuk do të ishte kjo në një farë mënyre, fitorja më bindëse? Yjet francezë janë më të shpejtë, janë më të zgjuar, dhe atyre nuk iu intereson për ata që mendojnë se si duket sporti që bëjnë. Dhe përtej të gjithave ata janë kampionët e botës. Pra, si duhet të duket? Po jemi në vitin 2018, kush tha se çdo gjë do të kishte kuptim?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë