Në ndeshjet e eliminatore për kampionatin europian të kësaj të hëne bien në sy fitoret e Francës dhe Anglisë. Kampionët e botës që janë në të njëjtin grup me Shqipërinë mposhtën 4-0 Islandën, ndërsa Anglia ka shkatërruar në shtëpinë e tij Malin e Zi në shifrat 1-5.
“Gjelat” francez edhe në këtë ndeshje të dytë eliminatore kanë treguar supermacinë e tyre absolute ndaj një kundërshtari që në të shkuarën i kishte shkaktuar probleme. Islanda nuk pati në asnjë moment mundësinë për të treguar diçka në këtë ndeshje, teksa golat për vendasit u shënuan nga të përhershmit Mbape e Grizman si dhe Zhiru me Umtitin. Me këtë fitore Franca vijon të jetë në vendin e parë edhe pse me pikë të barabarta me Turqinë. Ekipi turk nga ana tjetër ka treguar edhe një herë tjetër forcën e tij në shtëpi me Moldavinë. Skuadra e Gynesh ka mposhtur 4-0 ekipin moldav, duke blinduar pozitat në vendin e dytë në grup.

Po aq e bujshme ka qenë edhe fitorja e Anglisë në Podgoricë. “Tre luanët” edhe pse nuk e nisën mirë, duke u gjendur në disavantazh nga goli shpejtë i malazezëve, arritën të përmbysnin gjithçka brenda pjesës së parë. Për ekipin e Southgate shënuan nga dy herë Barklei dhe Kejn dhe në fund vulosi Stërling. Sakaq kampionët në fuqi të Europës, Portugalia janë ndalur në barazim në shtëpi nga Serbia. Ekipi i Ronaldos, nuk shkoi dot më tej se një barazim 1-1 me ballkanasit, duke bërë kështu një start aspak të mirë në mision drejt mbrojtjes së titullit kampion europe.
Tabela e ndeshjeve:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




