Stadiumi mitik i Moskës, “Luzhniki Stadium” të dielën në ora 17:00 do të presë ndeshjen më të rëndësishme të kompeticionit, finalen e madhe. Në fushë do të zbresin Franca dhe Kroacia, që do të kërkojnë ta çojnë në shtëpi trofeun më të lakmuar në futboll.
Por në këto ditë parapërgatitore të finales së madhe të këtij kampionati janë publikuar me dhjetëra artikuj që nxjerrin në pah veçanti të skuadrave, por edhe të individëve të veçantë që pritet të bëjnë diferencën.
Një nga aspektet më të veçanta të kësaj finaleje është prejardhja e futbollistëve të skuadrës së Francës. 78% e skuadrës së Franës në këtë Kupë Bote është më origjinë afrikane.
Lojtarët e Francës vijnë nga këto vende: Guinea, Marok, Kameron, Senegal, Republika Demokratike e Kongos, Mali, Kongo, Togo dhe Algjeria
Një nga yjet e skuadrës, mesfuhsori, Pogba i ka prindërit nga Guinea. E veçanta me Pogba është se dy vëllezërit më të mëdhenj të Pogba luajnë me kombëtaren e Guinesë. Por edhe ylli i skuadrës së gjelave këtë kampionat botëror, Kilian Mbape është më origjinë të afërt afrikane. Ai babain e ka nga Kameruni ndërsa nënën nga Algjeria.
Edhe motori i mesfushës së skuadrës së Deshamps, Ngolo Kante i ka prindërit nga Mali. Por hsitoria me veçantë është ajo e Saumel Umtiti. Ai ka lindur në Kamerun, por është rritur në Francë. Ai u thirr nga federata e Kamerunit për të përfaqësuar vendin afrikan, por nuk pranoi. Madje as legjendari Roger Milla nuk arriti ta bindte Umtitin që të luante me kombëtaren e Kamerunit.
Këta janë futbollistët francez që janë grumbulluar në këtë botëror me origjinë afrikane:
Steve MANDANDA 33 vjeç, origjina nga Republika Demokratike e Kongos.
Alphonse AREOLA 25 vjeç, origjina nga Filipinet.
Presnel KIMPEMBE 22 vjeç, origjina nga Republika Demokratike e Kongos.
Raphael VARANE 25 vjeç, origjina nga ishujt Karaibe Martinique.
Samuel UMTITI 24 vjeç, origjina nga Kameruni.
Djibril SIDIBE 25 vjeç, origjina nga Mauritania.
Benjamin MENDY 23 vjeç, origjina nga Senegali.
Paul POGBA 25 vjeç, origjina nga Guinea.
Corentin TOLISSO 23 vjeç, origjina nga Togo.
Ngolo KANTE 27 vjeç, origjina nga Mali.
Blaise MATUIDI 31 vjeç, origjina nga Angola.
Steven NZONZI 29 vjeç, origjina Republika Demokratike e Kongos.
Thomas LEMAR 22 vjeç, origjina nga Ishujt Karaibe
Kylian MBAPPE 19 vjeç, origjina nga Kameruni
Ousmane DEMBELE 21 vjeç, origjina nga Senegali
Nabil FEKIR 24 vjeç, origjina nga Algjeria
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.