Ka ndodhur

Fqinji plagos me armë zjarri burrë dhe grua në Rrogozhinë

Gazeta Si – Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një sherr mes fqinjëve është bërë shkak për plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Dyshohet se autor i dyshuar është Shpëtim Osma dhe shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Çifti i bashkëshortëve ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por sipas burimeve ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori u vetëdorëzua të autoritetet policore, pasi këto të fundit kishin rrethuar zonën me qëllim kapjen e tij.  

Mësohet se Sami Disha ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Nadire Disha në bark.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë