Gazeta Si – Një grup të rinjsh është konfliktuar me dy policë mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pasi disa banorë u ankuan për prishje të qetësisë publike, sepse kishte muzikë të lartë në një lokal aty pranë.
Një patrullë e policisë shkoi për kontroll dhe të rinjtë që ndodheshin jashtë janë konfliktuar, duke i goditur ata, pasi kundërshtonin shoqërimin në komisariat. Për pasojë njëri prej policëve është lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes janë arrestuar 6 persona të identifikuar si shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç , si dhe është vënë nën hetim 17-vjecari i identifikuar si K.P.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




