Treg

Fotovoltaiket/ 19 impiante të instaluara deri në qershor 2023. Zë vetëm 0.7% të totalit të energjisë së prodhuar

Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në gjysmën e vitit 2023, energjia nga dielli, në Shqipëri arriti në kapacitetin 40 MW nga 22 MW që ishte në fund të vitit 2022. Sipas numrit të instalimeve e panele solare, në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 19, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi, sipas ERE.

Gjithsesi tranzicioni nuk duket të jetë aq i shpejtë sa pritej. Për 6-mujorin, energjia e diellit zë vetëm 0.7% të totalit të energjisë së prodhuar në vend, rreth 39 mijë.

Pak ditë më parë, ministrja e Energjisë Belinda Balluku, njoftoi se janë rreth 120 MWh energji solare të prodhuara nga vetë bizneset apo familjarët nëpërmjet instalimeve solare, të kategorizuar si vetëprodhues.

Në përgjithësi, 2023-shi ka rezultuar vit i mbarë për sektorin energjetik në vend, i cili ka importuar për herë të parë energji në korrik të këtij viti, kur vendi u godit nga i nxehti afrikan. Gjatë vitit, Shqipëria vetëm ka eksportuar energji, duke korrigjuar kështu edhe problemet me likuiditetin e kompanive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë