Gazeta Si – Duke vëzhguar pjesën e poshtme të makinës së Perez, e ngritur nga një vinç pas incidentit në Montekarlo, vë re një konsum homogjen, rezultat i një fërkimi konstant, që do të thotë një organizim mjaft efiçent. Mercedes W14 në anën tjetër…
Pjesët e poshtme të makinave të Xhorxh Raasëll dhe Serxhio Perez janë fotografuar kur ato janë ngritur me vinç gjatë Çmimit të Madh të Montekarlos. Këto foto janë material i çmuar për të bërë krahasimin e Red Bull RB19 me Mercedesin.

Mund shtrohet pyetja se sa efektive mund të jetë një praktikë e mundshme e klonimit të elementeve të makinave rivale. Në fakt, nuk është shumë e qartë, nëse riprodhimi i të njëjtit fund në detajet më të vogla rezulton rritje e performancës.
Në anën tjetër, nga fotot që qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, është e sigurt që teknikët e skuadrave të ndryshme do kenë një ide më konkrete se si funksionon pjesa e poshtme e RB19, mbi të gjitha mbi dinamikën e kësaj makine.
Nga vëzhgimi i pjesës së poshtme të makinave të Perez dhe Rasëll vihet re një ndryshim thelbësor. Te RB19 shihet se gjurmët e fërkimit dhe konsumit janë të shpërndara në të gjithë gjatësinë e makinës. Kjo pjesë është kryesisht e nxirë, me pika të rralla, ku duket ngjyra origjinale. Te Mercedesi praktikisht nuk ka shenja fërkimi, përveç pjesës së pasme, ku shihet një zonë më e nxirë në formën e një trapezi.
Diferenca në gjerësinë e dy zonave të kontaktit me asfaltin nxjerr në pah dy faktorë. E para: RB19 karakterizohet nga një strukturë e përkryer horizontale, një konsum homogjen. E dyta: nxirja e theksuar tregon shpeshtësinë e rrëshqitjes në asfalt. Është e qartë se si RB19 zvarritet pothuajse vazhdimisht në asfalt, duke mos marrë thuajse asnjë goditje.

E gjithë kjo do të thotë se në Monako Red Bull-i ka adoptuar lartësi nga toka, që nuk është shumë e ndryshme në krahasim me pistat e tjera. Ngurtësia e reduktuar është adoptuar për amortizatorët, për të përballuar bordurat e larta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.