Gazeta Si - Një avion “Canadair” është rrëzuar në Greqi në zonën e Platanistos, në Karystos, teksa ishte në një operacion me shkarkimin e ujit në një zonë ku ka rënë një nga zjarret që po shkatërron vendin.
Sipas informacioneve të mbledhura, në bordin e avionit ndodheshin dy persona, siç bën të ditur zëdhënësi i zjarrfikësve greke, Yannis Artopios. Ngjarja është filmuar drejtpërdrejt nga transmetuesi Ert.
Një helikopter po fluturon mbi vendin e rrëzimit për të kontrolluar situatën. Avioni i përkiste Skuadronit të Mbështetjes Taktike 355 dhe u rrëzua nëntë minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Kefalonisë.
Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në zjarrfikëset në zonën e Platanistos.
“Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u zhduk nga radarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.