Politike

Fotot: Berisha dhe Meta presin ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu

Kreu i demokratëve Sali Berisha, aktualisht në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.

Berisha nuk ka bërë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse.

Referuar fotove të shpërndara, pjesë e delegacionit turk në Tiranë janë ish-kryeministri Davutoglu dhe tre pjesëtarë nga ekipi drejtues i Partia e së Ardhmes, e hapur nga ish-kreu i ekzekutivit turk pas shkarkimit që i bëri Erdogan.

Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë.

Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë