Nga Gazeta ‘Si’- Edhe pse çeljen e fushatës Partia Socialiste ka vendosur ta bëjë nesër në sheshin “Skënderbej” me mbi 20 mijë të pranishëm, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit ka nisur zyrtarisht.
Nga selia rozë kanë zbuluar sot sloganin që do t’i shoqërojë në 30 ditët e fushatës, e që do të lidhet me procesin integrues të vendit për në Bashkimin Europian.
“Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”, është slogani i mazhorancës.

Sakaq, kryesocialisti Edi Rama pritet të zhvillojë në orën 17:00 një takim me gratë dhe vajzat, ku kryeministri nga salla e Teatrit të Operas dhe Baletit do të lidhet live me të 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë, Partia Demokratike do të çelë fushatën ditën e sotme në orën 19:00 nga sheshi “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.