Gazeta Si – Një ditë pas valës së protestave në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimeve, policia ka arrestuar 30 persona, në Tiranë, Mirditë dhe Durrës për shkak se akuzohen se kanë bllokuar qarkullimin rrugor.
Ndërkohë policia ka njoftuar se 95 të tjerë janë proceduar penalisht për shkak te pjesëmarrjes së tyre në protestë.
Protestuesit kanë bllokuar akset kryesore në shenjë proteste për t’i kërkuar qeverisë të ndërhyjë sa më parë.
Të ndaluarit, akuzohen për organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj punonjësit të policië.
Tiranë
Janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas; Procedohen penalisht 23 të tjerë; 1 person në kërkim
Elbasan
Bllokuan rrugën nacionale Prrenjas-Pogradec; Procedohen penalisht 7 shtetas






Mirditë
Ditën e djeshme bllokuan aksin Milot-Mirditë, në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës. Janë arrestuar në flagrancë 5 persona; 13 persona në kërkim Sekuestrohen edhe disa mjete të këtyre protestuesve.
Lushnjë
U proceduan 7 shtetas. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Shkodër
U Proceduan 8 shtetas; u shpall në kërkim 1 shtetas; u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike”






Durrës
U arrestuan 2 shtetas; u proceduan penalisht 50 shtetas; u arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.
Gjithsej
Proceduar 95; arrestuar 30; të shpallur në kërkim 15






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




