Gazeta Si – Një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë të parkuar rreth orës 02:55 të mëngjesit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Makina tip “Audi” e shpërthyer është në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Kasa, i cili banon në Elbasan, por me profesion ekonomist në një kazino në zonën e Ujit të Ftohtë.
Për pasojë, automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale. Kasa është me origjinë nga Elbasani dhe prej disa kohësh jeton në qytetin e Vlorës për shkak të punës.








Ai njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës.
Tritoli është vënë në pjesën e përparme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit, mbetjet e makinës janë shpërndarë pothuajse në të gjithë rrugën.
Në dëshminë e tij në polici, Ermal Kasa është shprehur se konflikte me persona të tjerë nuk ka.
Megjithatë, në vitin 2013 ai është arrestuar bashkë me Hysni Hoxhën në Itali pasi u kap me 900 kg kanabis.
Kjo nuk është hera e parë që në qytetin e Vlorës të vihet tritol në automjete apo biznese për të paralajmëruar pronarët rreth një konflikti që mund të kenë pasur më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



