Gazeta Si – Dy ditë pas masakrës në një shkollë fillore, ku humbën jetën 8 nxënës dhe roja e sigurisë, Serbia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë.
Tetë persona u vranë dhe 13 u plagosën në dy raste me të shtëna zjarri të enjten vonë në mbrëmje në dy fshatra të veçantë pranë qytetit të Mlladenovacit, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd.
Një person ka hapur zjarr me armë automatike nga një automjet në lëvizje dhe është larguar, njoftoi stacioni televiziv RTS.






Sipas mediave serbe, autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis. Më shumë se 600 forca janë vënë në kërkim të autorit.
Oficerët e zbatimit të ligjit rrethuan zonën ku fshihej vrasësi i dyshuar dhe e kanë arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në shtëpinë e dajës së tij.
Sipas medieve vendase, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij, ku, dyshohet një nga vëllezërit, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, që mendohet se është nipi i tij.
Ministri i Brendshëm i quajti sulmet “një akt terrorizmi”. Në mesin e viktimave, sipas disa dëshmitarëve, do të ishte një polic dhe motra e autorit të dyshuar.
Edhe pse shumë armë të mbetura nga konfliktet e viteve 1990 ende qarkullojnë në Serbi, të shtënat masive deri më tani kanë qenë jashtëzakonisht të rralla.
Që nga e enjtja, autoritetet kanë forcuar kontrollet dhe policia u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë ata të sigurt dhe larg fëmijëve.
Një nxënës 13-vjeçar vrau tetë bashkëmoshatarët e tij dhe një roje sigurie në një shkollë fillore të Beogradit të mërkurën, një sulm që tronditi vendin.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi drejtoi një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie urdhëroi nisjen e menjëhershme të ashpërsimit të ligjeve për mbajtjen e armëve. Vuçiç kërkoi ndër të tjera, dënimet më të ashpra për rastet e armëmbajtjeve pa leje dhe përshpejtimin e procesit të çarmatimit të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



