Futboll

Foto / Tirana-Beshiktash, përplasje mes tifozëve në ‘Air Albania’. Takimi nisi me 15 minuta vonesë

Gazeta Si – Ende pa nisur ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit, tifozët e turq hodhën flakadanë në drejtim të atyre të Tiranës gjë që u shoqërua me tensione të shumta.

Forca të shumta policore ndërhynë dhe shtuan sigurinë në fushë, ndërsa arbitërit u detyruan të tërheqin për 15 minuta lojtarët.

Përveç përplasjes mes palëve pati edhe thyerje të stolave. Për të qetësuar situatën në stadium ndërhynë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që përdorën edhe gaz lotsjellës.

Ndeshja e cila duhet të niste në orën 20:00 u shty për rreth 15 minuta, deri në normalizimin e situatës. Pjesa e parë u mbyll 0-0.

Tirana luan këtë të enjte sfidën e kthimit kundër Besiktas, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë