Euro 2020

Foto/ Spektakël në shkallët e “Wembley”-it, batuta dhe thumba me banderola

Gjysmëfinalja Itali-Spanjë nuk ishte e bukur vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumit “Wembley” pati spektakël më vete. Ishin rreth 60 mijë persona të pranishëm në këtë stadium, ose më saktë 75% e kapacitetit të tij.

Emocionet e forta janë përjetuar në mënyra të ndryshme nga dy tifozëritë, ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat apo thumbimet në distancë, edhe për anglezët, të cilët më shumë kanë bërë tifo për Spanjën në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë