Gazeta Si – Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romanja nuk ndalet: alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi në rajonin italian, ku 27 mijë persona janë pa energji elektrike.
Niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja, të cilat mund të rëndojnë brigjet e dobësuara apo të dëmtuara.
Përmbytje të reja janë regjistruar në zonën e Ravenës. Evakuime në masë në Castel Bolognese, ku ka pasur probleme me mungesën e ujit të pijshëm.






Rreth 750 zjarrfikës, mes tyre edhe mbrojtja civile janë vendosur në dispozicion për të evakuuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre.
Në Faenza, Ravena, dy të moshuar u shpëtuan nga një helikopter i rojës bregdetare. Të dy ishin strehuar në katin e fundit të ndërtesës, të rrethuar nga uji.
Në Forlì, dy familje u shpëtuan nga zjarrfikësit. Bashkia ka krijuar gjithashtu një mbledhje fondesh për të mbështetur familjet që po përballen me katastrofën. Energjia vijon të jetë e ndërprerë për mijëra banorë ndërsa rrugët dhe autostradat janë bërë të pakalueshme.
Përveç Emilia Romanja-s përmbytjet janë katastrofike edhe në rajonin e Marche-s. Niveli i lumit Misa, në Senigallia, ka arritur maksimumin dhe rrezikon të dalë nga shtrati.






Shkollat në komunat Mondolfo, Fano, Pesaro dhe Urbino janë mbyllur. Shqetësim mbeten edhe rrëshqitjet e dherave, kryesisht në Borgo Passera dhe Vallone, ku rrugët dhe nënkalimet mbeten të mbyllura.
Alarmi i motit të keq është shpallur edhe në Toskanë. Rrëshqitje dheu, baltë dhe përmbytje ka pasur në bashki të ndryshme.
Në disa komuna është shpallur alarmi portokalli , ndërsa sasia e reshjeve të rëna në 48 orë, është më shumë se 200 mililitra, më e madhe sesa mesatarja e një muaji.
Presidenti i Qarkut, Stefano Bonaccini, flet për një tragjedi të vërtetë, si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë njerëzor: “Dëm për disa miliardë euro, si një tjetër tërmet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



