Ka ndodhur

Foto/ Shkrumbohet nga zjarri një makinë në lëvizje në Lushnjë

Gazeta Si – Një makinë në lëvizje është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht pranë Rotondos së Safrës në Lushnjë.

Drejtuesi ka vënë re që nga pjesa e përparme e mjetit të tij po dilte tym dhe më pas ka njoftuar zjarrfikësit.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin makinën nga djegia.

Në hetimet e para të kryera dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një nga një shkëndije elektrike në pjesën e kroskotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë