Drejtësia

Foto/ Shkarkohet gjyqtari i Vlorës, familjarët akuzojnë anëtarët e Vettingut për ryshfet

Gazeta Si – Shkarkimi nga KPK i Bevis Shehajt, gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë, nuk është pritur mirë nga familjarët e tij.

E pranishme në seancën e Vettingut këtë të mërkurë, ka qenë edhe nëna e gjyqtarit.

Pas vendimit, ajo i ka drejtuar gishtin anëtarit të trupës gjykuese, Olsi Komici, duke e akuzuar se ka marrë ryshfet.

KPK ngriti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konkfliktit të interesit.

Këto konstatime u kundërshtuan nga subjekti si dhe balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.

Nuk është hera e parë që familjarë të gjyqtarëve apo prokurorëve shkaktojnë incidente pas vendimeve për shkarkim nga Vettingu.

Megjithatë, ka pasur edhe raste kur nuk kanë munguar përqafimet mes subjektit dhe familjarëve brenda sallës.

Në 3 qershor të këtij viti, pas dhënies së vendimit për Florian Bonjakun, prokurori i Krujës nuk i mbajti dot emocionet dhe “festoi” duke puthur dhe përqafuar partneren e tij në prani të kamerave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë