Gazeta Si – Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit këtë të premte.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi të gjithë punonjësit kanë shpëtuar mrekullisht. Për shkak të zjarrit, shtëllungat e tymit të zi kanë pushtuar të gjithë zonën rreth fabrikës. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.






Për shkak të prezencës së madhe te tymit, mjetet kanë devijuar rrugën Lezhë-Tiranë dhe po përdorin aksin e vjetër.
Mësohet se disa prej punëtorëve sapo kishin hyrë brenda për të nisur punën por kanë arritur të dalin në kohë pa lëndime.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta ndërsa situata bëhet më e rrezimkshme pasi brenda biznesit ndodhen disa bombola gazi dhe një sasi karburanti, naftë, të cilat ndodhen në zonën jugore të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




