AOS-Albanian Ornithological Society, një organizatë për mbrojtjen e mjedisit njofton se një koloni e re riprodhuese Çafkash dhe Karabullakësh u zbulua në muajin Qershor 2023, në një ligatinë me ujë të ëmbël “diku” në Shqipëri.
“Kjo gjetje e re përbën njëkohësisht një lajm të jashtëzakonshëm për dashamirësit e natyrës.
Para viteve 2000’ Shqipëria kishtë të paktën dy koloni çafkash, të cilat për fat të keq u zhdukën si pasojë e ndërhyrjeve të njeriut në natyrë dhe ndikimeve të tyre në ekosistemet ligatinore.





Por që prej vitit 2015, duket se kolonitë e çafkave dhe karabullakëve po i rikthehen vëndit tonë. Një koloni riprodhuese u zbulua në Divjakë-Karavasta në 2015 dhe një tjetër koloni në Kune-Vain në 2018. Sot ne vijmë me lajmin e madhe të zbulimit të një kolonie të tretë njofton AOS që ndan edhe fotografitë e kësaj kolonie të tretë.
Kolonia është ende e vogël në numër, me 300-400 cifte. Ajo përbëhet nga të paktën gjashtë specie folezuese ku rendisim, sipas numrit të cifteve, Çafkën e bardhë të vogël 𝘌𝘨𝘳𝘦𝘵𝘵𝘢 𝘨𝘢𝘳𝘻𝘦𝘵𝘵𝘢, Çafkën e verdhë 𝘈𝘳𝘥𝘦𝘰𝘭𝘢 𝘳𝘢𝘭𝘭𝘰𝘪𝘥𝘦𝘴, Karabullakun e vogël 𝘔𝘪𝘤𝘳𝘰𝘤𝘢𝘳𝘣𝘰 𝘱𝘺𝘨𝘮𝘦𝘶𝘴, Çafkën e lopëve 𝘉𝘶𝘣𝘶𝘭𝘤𝘶𝘴 𝘪𝘣𝘪𝘴, Çafkën e natës 𝘕𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹 𝘯𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹 dhe Karabullakun e madh 𝘗𝘩𝘢𝘭𝘢𝘤𝘳𝘰𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹 𝘤𝘢𝘳𝘣𝘰.







“Kolonia është e rrethuar nga ujërat dhe e mbrojtur nga grabitqarët natyrorë. Por duke qenë se njeriu është grabitqari më i rrezikshëm në rruzullin tokësor ne po e mbajmë përkohësisht të fshehtë vendndodhjen e saj”, njofton AOS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



